“Nxënësit nuk shkruajnë shqip”, rezultatet e Maturës Shtetërore: më pak nota 10
Kurrikulat që përdoren në shkolla këto vite kanë rezultuar pa sukses. Studimet ndërkombëtare i rendisin nxënësit shqiptarë të fundit në listë për disa kritere. Ekspertët kërkojnë rishikim të teksteve dhe të mos përdoren me libra arsimorë të përkthyer keq nga vendet e tjera.
Përditësimi i kurrikulave të lëndëve në vendin tonë, sipas reformës nuk përfshin matematikën, dhe gjuhën shqipe. Si dy lëndët bazë në gjimnaze, ekspertët ngrenë alarmin për pasojat që kanë filluar të ndihen.
“Kurrikulën e re e kemi nga 2014, gjuha shqipe është e bazuar në vendin tonë, matematika është e përkthyer nga Anglia, nuk bazohet në kontekstin tonë …është një lënde që ka nevojë për rishikim për breza të orientuar nga shkencat…”, thotë Irida Sina, eksperte arsimi.
Ekspertët thonë se mënyra e mësimeve, po ndikon në zhvillimin e nxënësve. Kjo gjë u vu re në të dhënat e fundit nga testi i PISA-s, të mbledhura nga testimi i zhvilluar në vitin 2022, i cili i rendit 15-vjeçarët shqiptarë të fundit në botë sa i përket aftësisë për të menduar në mënyrë krijuese.
Përgjigjet e provimit të gjuhës së huaj të maturës 2023 dhe 2024, ishin një tjetër tregues mbi njohuritë e të rinjve në Shqipëri.
“Për ata është një gjuhë më e lehtë sepse komunikimet onlinr, teknologjia ndodh në anglisht, bota e tyre është një botë që flet në anglisht…nxënësit e klasës së dytë kanë vështirësi për të shkruar shqip dhe lexuar…”, shprehet ekspertja.
Në provimin e gjuhës se huaj 952 maturantë u vlerësuan me 4.00, duke mbetur, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 96.42% ndërsa nota mesatare është 7.28.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës