Dalin nga banesa dhe harrojnë çelësat brenda, mbetet i bllokuar i mituri në Berat

20 Qershor 2024 | 18:38

Një çift bashkëshortësh, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat, kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre 7-vjeçar.

Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelësat e derës së blinduar. Pas njoftimit të zjarrfikësve, drejt banesës janë nisur 6 efektivë zjarrfikës dhe mjeti autoshkallë.

Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt, duke përdorur shkallët. Ky është rasti i dytë brenda 10 ditësh, që dy fëmijë ngelin brenda banesës nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrfikësit nëpërmjet hyrjes nga ballkoni.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026