“Turi i folkut” në Elbasan, ansambli kombëtar në Muzeun Etnografik

20 Qershor 2024 | 20:03

Ansambli Kombëtar “pushton” muzeun Etnografik në Elbasan, me një program artistik të pasur, për të promovuar vlerat e jashtëzakonshme të folklorit shqiptar dhe të trashëgimisë sonë kulturore.

Instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët u ndalën në Elbasan për koncertin “Folk on Tour”. Ansambli solli për publikun pjesë të zgjedhura të folkut kombëtar si dhe këngë e valle.

“Është viti i dytë që në shkojmë në qytetet turistike, në qytetet me te mëdha. E kemi nisur nga qyteti historik i Krujës, kemi qenë në Pogradec e sot jemi në Elbasan. Nga viti i kaluar kemi shtuar dyfishin e shfaqjeve, sepse siç dihet edhe Shqipëria vetë ka një atraksion turistik të shtuar tashmë”, thotë Sokol Marsi, drejtor i Ansamblit Kombëtar

“Këto janë aktivitete në lidhje me turizmin, promovimin e Shqipërisë, ne tregojmë traditën me këngët dhe vallet popullore. Kemi nisur me Krujën, Pogradecin, sot në të bukurin Elbasan. Gjithmonë me foto vijnë na ndalojnë me kuriozitet dhe kënaqësi, ndihemi mirë edhe ne“, shprehet Iris Bega, këngëtare.

Spikatën interpretimet e këngëve të “Tuj shëtit në ara të gjata”, “Dola moj dola”, “Të desha me hakikat”, gjithashtu atmosfera u plotësua nga “Valle pogonishte” e plot të tjera, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve vendas dhe të huaj që po pushojnë këto ditë ne Elbasan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026