Rusia nis sulmin masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
Kompania furnizuese e energjisë elektrike e Ukrainës, Ukrenergo, njoftoi se sulmi rus ndaj termo-elektranës shkaktoi dëme serioze. Gjatë tij u lënduan tre punonjës.
Më shumë se dy vjet pas pushtimit rus, sulmet me raketa dhe dron kanë dëmtuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike të Ukrainës dhe kanë detyruar Kievin të imponojë ndërprerje dhe të importojë furnizime nga Bashkimi Evropian.
“Pajisjet në Vinistia, Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Kiev janë dëmtuar”, njoftoi Ukrenergo përmes një deklarate.
Ministria e energjisë tha se ky ishte “sulmi i tetë masiv, i kombinuar në objektet e infrastrukturës energjetike” në tre muajt e fundit.
Të mërkurën, Ukrenergo njoftoi se reduktime të rregullta një orëshe të energjisë elektike do të zbatoheshin në tërë vendin. Sulmet ruse me dronë dhe raketa kanë përgjysmuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike të Ukrainës krahasuar me vitin e kaluar, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Shefi ekzekutiv i DTEK Maxim Timchenko paralajmëroi se Ukraina “përballet me një krizë serioze këtë dimër” nëse aleatët perëndimorë të vendit nuk ofrojnë ndihmë ushtarake për të mbrojtur rrjetin energjetik.
LEXO GJITHASHTU:
- SHBA dënon hapat e Rusisë e Koresë së Veriut për thellim të bashkëpunimit ushtarak
- Zelensky e përgëzon Ukrainën për fitoren në Euro 2024, e krahason me luftën
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje