Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë 22-vjeçari në Durrës! Ja çfarë dyshohet
Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në Durrës, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Sipas burimeve për Euronews Albania bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Dajlanit në hyrje të plazhit.
Dyshohet se i riu ka pësuar atak kardiak teksa po drejtonte makinën, gjë që ka çuar edhe në aksident.
Policia ka shkuar dhe e ka gjetur shoferin e vdekur në timon, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.
Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas