“Tempulli 3”, shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 1 person, procedohen 5 të tjerë

23 Qershor 2024 | 10:42

Një person është arrestuar ndërsa 5 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë nën akuzën e  shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe moskallëzimit të krimit.

I arrestuari është një 27-vjeçar banues në Tiranë, ndërsa do të procedohen të lirë 4 persona që ishin me të në makinë.

Gjithashtu do të procedohet i lirë një 37-vjeçar në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lëndësh narkotike.

Njoftimi i policisë

Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Dibër,  bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Bulqizë-Tiranë”.

Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte,  Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi e ndarë në doza.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për pasagjerët që udhëtonin me 27-vjeçarin, konkretisht shtetasit  M.A.; M.Ç.;  B.H.; E.V.;  të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

-Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.

Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026