Të paktën 6 të vrarë nga sulmet me armë në Rusi

23 Qershor 2024 | 21:07

Persona të armatosur hapën zjarr në një sinagogë, një kishë ortodokse dhe një stacion policie në rajonin rus të Dagestanit të dielën, duke vrarë gjashtë policë dhe duke plagosur 12 persona të tjerë, tha ministria e brendshme e rajonit.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan zyrtarët e rajonit të Dagestanit të kenë thënë se dy persona të armatosur ishin qëlluar për vdekje gjatë këtij incidenti. Gjithashtu u raportua vrasja e një prift ortodoks.

Agjencitë raportuan se përleshjet në rrugë ndodhën në Makçakala, qyteti kryesor administrativ në Dagestan, një rajon kryesisht mysliman pranë Detit Kaspik.

Personat e armatosur sulmuan një sinagogë dhe një kishë në Derbent, qendër e një komuniteti të lashtë hebre dhe një vend i shpallur qendër e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Ministria e Brendshme e rajonit të Dagestanit tha se sinagoga dhe kisha ishin djegur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.1 gradësh në shkallën Rihter goditi pjesën verilindore të Japonisë herët këtë mëngjes, por nuk u shpall kërcënim për...
09:28 | 28/06/2026

Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën  Venezuelën ndodhi në Carabayeda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas...
09:02 | 28/06/2026

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026