Nikolla takim me Kryetarin e Parlamentit të Arabisë Saudite: Miqësi e fortë!
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, u takua sot me Kryetarin e Parlamentit të Arabisë Saudite, Abdullah Al-Sheikh dhe delegacionin që e shoqëron, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë takimit u bisedua mbi nxitjen e bashkëpunimit dypalësh, marrëdhënieve shumë të mira politike, ekonomike e parlamentare mes dy vendeve.
Kryetarja Nikolla i shprehu kolegut saudit mirënjohjen për ndihmën financiare dhënë Shqipërisë ndër vite, për financimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe interesin e shtuar të kompanive saudite për të konsideruar investimin në Shqipëri në fushat e energjisë, turizmit, bujqësisë, agro-biznesit, minierave etj.
Nikolla nënvizoi se “Dy vendet tona do të zgjerojnë bashkëpunimin e gjithanshëm politik, ekonomik e parlamentar, do të intensifikojnë luftën kundër krimit, terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit, për mbrojtjen e paqes sigurisë.”
Po ashtu kryetarja Nikolla i shprehu Kryetarit Al-Sheikh mirënjohjen për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës nga Arabia Saudite në kërkesat për anëtarësim në UNESCO, Interpol etj, si edhe besimin se kjo mbështetje do të vijojë.
Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite, Abdullah Al-Sheikh, falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen e ngrohtë dhe nënvizoi se “Arabia Saudite do të vijojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe ky bashkëpunim është shumë më tepër se politik, ekonomik e financiar, është një “përkthim” i miqësisë mes vendeve tona dhe popujve tanë”.
Kryetarja Nikolla dhe Kryetari Al-Sheikh nënvizuan se parlamentet e Shqipërisë dhe të Arabisë Saudite do të vijojnë të nxisin bashkëpunim e gjithanshëm mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni