Celibashi shpjegon se kur do të quhet e vlefshme një fletë votimi
Një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët, shpjegoi mënyrat se kur do të quhet e vlefshme një fletë votimi dhe kur do të konsiderohet e pavlefshme.
“Numrat në këtë fletë votimi tregojnë kandidatët të renditur sipas asaj që ka sjellë partia politike. Kjo do të thotë votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit apo të partisë politike dhe koalicionin që duan të zgjedhin. Veç kësaj, në çdo qendër votimi do të vendosim postera të mëdhenj ku tregojnë se çfarë numri ka secili kandidat i secilës secila parti apo koalicion. Do të vendosim edhe fletëpalosje në çdo dhomë të fshehtësisë”, sqaroi ai.
Sipas Celibashit, një votues mund të zgjedhë partinë politike ose koalicionin dhe vetëm një kandidat të këtij partie ose koalicioni.
“Nuk mund të zgjedhë një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie dhe të një koalicioni tjetër, në çdo rast zgjedhja do të jetë brenda partisë. Votuesi ka të drejtë të zgjedhë vetëm partinë dhe koalicioni, nëse nuk do të zgjedhë kandidatin, edhe kjo është e vlefshme. E vlefshme fleta e votimit është edhe nëse zgjedhë vetëm një kandidat edhe pse nuk e ke zgjedhur partinë ose koalicionit”, tha Celibashi.
Po ashtu, Celibashi sqaroi se tanimë me vendosjen e fletës së votimit, nuk ka rrezik për printimin e fletëve nga kompania sllovene dhe sjelljen e tyre në Shqipëri.
Lexoni gjithashtu:
Fleta e votimi do të jetë me numra, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni