Plani për Shqipërinë në BE, UNIONI financon 1 mld euro deri në 2027
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian po investojnë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. Plani i tyre është i lidhur me një sërë reformash në fushën e mbrojtes, demokracisë dhe biznesit.
Shqipëria shikohet si një vend me mundësi të mëdha drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Me këtë perspektivë, vetë Unioni Europian po stimulon rritjen ekonomike, përmes një plani financimi me rreth 1 miliard euro grante dhe kredi deri në vitin 2027.
“Plani i BE flet për rritjen dhe reformën, është ofertë e pashembullt. Është një mënyrë për t’iu përgjigjur një tjetër çështjeje. Procesi i anëtarësimit është i gjatë, teknik dhe kërkon punë për të arritur standardet. Mund të jetë edhe dekurajuese, por logjika këtu është për të ofruar disa prej përfitimeve të anëtarësimit, përpara anëtarësimit zyrtar”,tha Zëvendësi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara Silvio Gonzato.
Edhe Shtetet e Bashkuara kanë dhënë kontributin e tyre në tri drejtime gjatë viteve të fundit, ndërsa shohin zhvillimin e biznesit privat, si shtyllën kryesore.
“Në Shqipëri po përqendrohemi te mbrojtja, demokracia dhe biznesi. Për këto cështje, po punojmë me Bashkimin Europian që të shohim ndryshimin. Sa i përket demokracisë, jemi përqendruar te reforma në drejtësi, dhe kemi parë përparim të jashtëzakonshëm. Po angazhohemi edhe me të rinjtë, por shtylla kryesore ku jemi përqendruar ka të bëjë me ekonominë, ku kompanitë amerikane kanë parë zhvillim dhe Dhoma amerikane ka bërë një punë shumë të mirë”, tha Frank G. Wisner
LEXO GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë