Mbushet me mister shpërthimi në Sarandë, ‘polumbari’ i vdekur s’po identifikohet dot
Plot mister është ‘veshur’ ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Sarandë, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, një person humbi jetën në gjirin e Sarandës, 100 metra larg Portit Detar.
Ngjarja ndodhi ekzaktësisht në orën 22.00, kur qyteti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, i cili u dallua edhe vizualisht për shkak të zjarrit të shkaktuar por edhe një sasie të madhe tymi që nxori.
Vetëm pak minuta më pas, një gomone e vogël e drejtuar nga dy turistë të huaj solli një person të plagosur rëndë në Portin Detar të qytetit aty ku kishin mbërritur menjëherë forca të shumta të Komisiariat të Policisë Sarandë.
Ata e kishin gjetur rastësisht atë teksa po shkonin për tek jahti i tyre i ankoruar në Radë. I plagosuri, i cili ka ndërruar jetë brenda pak minutash, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Kur kanë kaluar rreth 12 orë nga ngjarja e rëndë, ende nuk është arritur të identifikohet viktima dhe as të përcaktohet nëse është shqiptar apo i huaj.
Bashkë me këtë fakt nuk është përcaktuar as shkaku i shpërthimit, nëse bëhet fjalë për bombul oksigjeni apo lëndë eksplozive. Policia ka ushtruar kontroll në gjirin e Sarandës por nuk ka gjetur as një mjet lundrues të braktisur që mund të lidhet me viktimën, kështu që ende nuk dihet arsyeja se pse ndodhej në mes të detit viktima.
Mësohet se ai ishte i veshur si polumbar, por janë ende të paqarta lëvizjet e tij në det. Trupi i viktimës ndërkohë është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë ndërsa policia po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq