Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

16 Qershor 2024 | 15:54

Muaji qershor e ka gjetur Sarandën duke pritur qindra-mijëra turistë nga mbarë bota.

Plazhet me ujëra të pastra të Sarandës mbeten një nga arsyet kryesore se përse pushuesit zgjedhin qytetin bregdetar.

Këtë fillim sezoni turistët duken më të prirur për të kursyer para kur vjen puna tek plazhi, duke shfrytëzuar plazhet publike.

“Vendi është shumë i pastër, vend për plazh ka, është shumë i hapur, uji është shumë i mirë. Shezlongu është 15€ -20€. Ne jemi nga Bostoni, por kemi shtëpi në Përmet.”

“Është shumë bukur nuk kam asgjë negative për të thënë është perfekt. Aktualisht ka mjaftueshëm hapësirë, ndoshta më vonë në fund të korrik do të jetë i mbushur por tani ka hapësirë. “

Për këtë pushuese nordike, Saranda është një nga vendet më të bukura që ka vizituar. Teksa ka vendosur të pushoj në plazh publik , thotë se  pastërtia nuk është në nivelet e duhura.

“Është një nga vendet me te mira ne ketë kohe te plazhit, jemi prej disa ditësh këtu dhe po me pëlqen shume, me pëlqen plazhi, e di qe pak me vone do te jete plot me turiste kështu qe ne po e shijojnë këtë kohe sepse ka hapësire mjaftueshëm. Dje ishte kohe me re nuk kishte shume njerëz por plazhi duhet te jete pak me i pastër dhe çfarë me beri përshtypje është që ka shume qen neper rruge dhe plazh, me beri përshtypje sepse ne Norvegjj nuk ma qen ne rruge.”

Rritja e temperaturave ditët e fundit ka filluar të mbushi plazhet e Sarandës me turist dhe jo vetëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026