“Francezët panë lojtarët shqiptarë”-Hajrizi: Mund të ‘trokasin’ në ‘dyert’ e tyre

25 Qershor 2024 | 12:28

Analisti Selam Hajrizi është shprehur se Kombëtarja shqiptare është komentuar me nota shumë pozitive në mediat franceze gjatë këtyre ndeshjeve në Euro 2024.

Në një lidhje nga Franca për Euronews Albania, Hajrizi tha se disa nga agjentët francezë të Futbollit kanë pikasur disa lojtarë shqiptarë dhe sipas tij, ata mund të ‘trokasin në dyert e tyre’ për t’i bërë pjesë të ekipeve në Francë.

Sipas Hajrizit, edhe trajneri Sylvinho është paraqitur si një hero në mediat franceze, teksa shtoi se Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami me golat e tyre janë komentuar shumë pozitivisht në mediat atje.

“Mediat franceze kanë folur për një ekip të shkëlqyer të Shqipërisë, sidomos barazimi ndaj Kroacisë. Sylvinho edhe pse nuk ka qenë një trajner për një kohë të gjatë në Lion, ai është paraqitur si hero në Francë.

Shqipëria ka lënë një imazh pozitiv te mediat franceze dhe agjentët francezë jam i bindur se në kampionate të tilla, jam i bindur se agjentët francezë kanë parë disa futbollistë shqiptarë dhe nuk jam i befasuar nëse ata do të vijnë të trokasin në dyert e këtyre futbollistëve.

Përshembull Laçi mund të jetë një lojtar që do i interesojë klubeve franceze. Performanca e Strakoshës ka qenë e shkëlqyer. Goli i Bajramit ishte historik duke u paraqitur si goli më i shpejtë në historinë e Europianit. Kanë folur edhe mediat franceze”, tha Hajrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026