8.6 mld dollarë investime të huaja në rajon, Shqipëria zë vendin e dytë
Bizneset e huaja kanë investuar 1.6 mld dollarë gjatë vitit të kaluar në prona dhe shërbime financiare. Ky fluks investimesh na rendit të dytin në rajon pas Serbisë, e cila ka thithur mbi 4.8 mld dollarë.
Investimet e huaja direkte arritën në 8.6 mld dollarë në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2023.
Në vlerësimin që bën UNCTAD, një agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Serbia ka tërhequr më shumë se gjysmën e fluksit të parave, ndjekur nga Shqipëria e cila për më shumë se një dekadë ka zënë vendin e dytë në rajon për afrimin e kompanive të huaja.
Vitin e kaluar, në vendin tonë fluksi i parave ishte mbi 1.6 mld dollarë, me interes të shtuar në pasuritë e paluajtshme, shërbimet, financiare dhe industrinë nxjerrëse.
Ndërkohë, fqinjët e Maqedonisë së Veriut kanë regjistruar rënie vitin e kaluar, dhe nuk po arrijnë të kapin pragun e 1 mld dollarëve, pavarësisht nga lajmërimet se anëtarësimi në NATO përkthehet me më shumë investime të huaja.
Me fluksin 667 mln dollarë, Maqedonia e Veriut qëndron ndërmjet Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës.
Edhe në këto vende, interesi më i madh mbetet për biznes mbetet në fushën e pasurive të paluajtshme.
Ndërkohë, pesha më e madhe e parave me kapital të huaj që injektohet në ekonominë rajonale i përket Malit të Zi me 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Shqipëri ajo zë 5% të PBB-së.
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë