Droboniku fshati me mbi 50 mijë rrënjë qershie vuan mungesën e fuqisë punëtore
Droboniku, një fshat i Beratit që njihet për prodhimin masiv të frutit të qershisë vuan sot mungesën e fuqisë punëtore për vjeljen e saj. Në fshat llogariten afro 50 mijë rrënjë pemë qershie dhe thuajse çdo familje zotëron mbi 300 rrënje. Prodhimi i sivjetshëm është sasior, por fermerët ankohen për çmimin e lartë të pesticideve për trajtimin e pemëve të qershisë. Ata theksojnë se në fshat nuk jetojnë më të rinj që mund të jenë krah pune, dhe se ky fakt ka bërë që prodhimi të mbetët në pemë.
“Ka pasur shumë më pak vjet por ka çmim të mirë, filloj me tre mijë tani është me njëmijë e dyqind. Bashke me vëllan kemi rreth 210 rrënjë tek ky bllok, vetëm ato plehrat ti ulin pak asnjë gjë tjetër nuk kërkojmë nga qeveria”, tha një fermer.
“Të tërë, çunat kanë ikur pleqtë kanë ngelur. Nuk ja vlen ja sivjet sikur na shkojë një cik, ca shkojë me 1000 lekë me 1500 marrim lemerinë të rrish këtu në xhade, kur nuk e bën shteti që të mbështjelli në një vend, ne po marrim lemerinë e zezë 70 vjeçe unë sot të rrijë në xane dy orë të presim kush të vij”, tha nje grua.
Fermerët tregojnë se pesticidet janë të skeduara dhe ka situatë sjellë dëmtimin e frutit, duke bërë që tregtarët e mëdhenj të mos e preferojnë prodhimin e fshatit që ndryshe quhet “Ballkoni I Beratit”.
Ndryshe nga një vit më parë, kur prodhimi ishte i pakët por çmimi dhe cilësia ishin të mira, këtë vit fermerët janë të kënaqur nga sasia e prodhuar por jo nga cilësia dhe çmimi pasi janë rritur shumë kostot e mirëmbajtjes dhe vjeljes së qershisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti