Akuzohet për spiunazh, në Rusi do të nisë gjyqi ndaj gazetarit amerikan
Për gati 15 muaj, gazetari i Wall Street Journal (WSJ), Evan Gershkovich ka qenë i mbyllur në një burg në Moskë.
Sipas mediave të huaja, ai është duke u gjykuar një mijë milje larg kryeqytetit rus, në qytetin e Yekaterinburg. Atje ai u arrestua ndërsa ishte në një udhëtim raportimi.
Prokurorët thonë se zoti Gershkovich po mblidhte informacione të klasifikuara për një prodhues rus tankesh pranë Yekaterinburgut në emër të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA).
Ai, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane hedhin poshtë me ashpërsi akuzën për spiunazh. Nëse shpallet fajtor, Gershkovich mund të përballet me 20 vjet burg.
“Ky është një proces fals. Është e egër dhe e çuditshme,” u shpreh Deborah Ball, zëvendës shefe e mbulimit botëror për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën në WSJ.
“[Evan] nuk do të gëzojë asnjë nga proceset e rregullta që ne do të prisnim në gjykatat perëndimore. Do të jetë me dyer të mbyllura. Do të jetë sekret”, tha ai më tej.
“Shkalla e lirimit nga burgjet e Rusisë është më pak se 1%. Nuk presim asnjë shans që ai të shpallet i pafajshëm”, përfundoi ai.
WSJ ka akuzuar Moskën për “burgosjen e amerikanëve” në burgjet ruse për t’u shkëmbyer me rusët e burgosur jashtë vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik