Skandali te Onkologjiku, Koçiu: E papranueshme që mjekët të trajtojnë jetët si mall

26 Qershor 2024 | 13:50

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me skandalin te Spitali Onkologjik në QSUT.

Përmes një deklarate për mediat, Koçiu tha se inkurajonte Prokurorinë që të vijonte hetimet dhe shtoi se paralelisht me këto hetime, po zhvillohet edhe një hetim administrativ për të zbuluar më shumë rreth skandalit.

Ajo tha gjithashtu se është e papranueshme që mjekët të trajtojnë jetët njerëzore si një mall në tregun e shumicës.

“Nuk mund të lë pa risjellë në vëmendje reagimin për trazimin që solli situata e djeshme në Spitalin Onkologjin në QSUT. Dua ta theksoj se korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit të çdo qytetari dhe kujtdo që i shkon mendja për të kryer veprime të tilla të turpshme që nuk i përkasin figurës së mjekut e infermierit. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit të prokurorisë, të cilën e inkurajoj që t’i shkojë deri në fund të gjithë procesit të hetimit dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cënojnë figurën e mjekut e infermierit dhe që i dënojnë penalisht. Hetimi që ne kemi nisur me strukturat administrative është një hetim që do të trajtojë në shumë aspekte çështjet e organizimit e punës në këtë shërbim. Është e papranueshme që mjeku, figura më e lartë që duhet t’i shërbejë njerëzve me përkushtim çdo ditë, të mund të trajtojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës. Duam të sjellim në një dimension tjetër figurën e mjekut e infermierit. Bëhet fjalë për të bërë amendime në ligjin për urdhërin e mjekut, për të vendosur edhe aty sanksione të forta për këto që e trajton jetën njerëzore si një mall”, tha Koçiu.

Kujtojmë se ishte një hetim i prokurorisë së Tiranës që ka arritur të zbulojë një skeme se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa ‘arrest shtepie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për mjekë të spitalit Onkologjik:

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)

Halil Gashi

Florian Marku

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026