Gazetari grek: PPE nuk pranon të regjistrojë Fredi Belerin si anëtar

26 Qershor 2024 | 14:30

Gazetari grek Spiros Sideris tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Popullore Europiane nuk ka pranuar ta regjistrojë Fredi Belerin si anëtar.

Ai tregoi se ky është një informacion i publikuar nga në media shumë e vjetër në Greqi.

“Më duhet të theksoj se sipas disa mediave Partia Popullore Europiane nuk pranoi ta regjistronte Fredi Belerin si eurodeputet për  shkak të së kaluarës së tij kriminal por nuk mund të komentoj më tej. Është një informacion mediatik nga gazeta “Istia”, që anon nga e djathta, shumë e afërt dhe është një gazetë shumë e vjetër në Greqi, dhe e tregonte në faqet e para që PPE mohoi ta konfirmonte Belerin si anëtar për shkak të së kaluarës së tij kriminale”, tha ai.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me dy vjet burg Fredi Belerin, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg që prej 12 majit të 2023.

Ai fitoi mandatin e deputetit në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit.

Me vendimin e sotëm të Apelit, që është i formës së prerë ai do të qëndrojë në burg deri në tetor dhe nuk do të mund të shkojë në Strasburg në korrik për të bërë betimin si eurodeputet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026