Rriten pagat në shtet, përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës
Nga muaji korrik, 135 mijë punonjës të administratës shtetërore do të marrin paga më të larta. Me vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave, paga mesatare në sektorin shtetëror pritet të arrijë në 105 mijë lekë.
“Nga kjo politikë, pritet të përfitojnë punonjës të sistemit shkollor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit”,-tha Ervin Mete, ministër i financave.
Vendimi synon të krijojë një administratë më të qëndrueshme, ku pothuajse të gjithë punonjësit do të marrin shtesa nga 7 deri në 35%, ndërsa në vazhdimësi të punës së tyre, pagat do të indeksohen në mënyrë periodike.
“Me ndryshimet ligjore të miratuara parashikohet indeksimi i të gjitha pagave në administratat publike, indeksim i cili do të realizohet në vazhdimësi për çdo dy vite dhe siguron që rritja e pagave të jetë vijuese me normën e inflacionit”,-tha Ervin Mete.
Buxhetit do të paguajë rreth 11 mld lekë në pjesën e mbetur të vitit për shtesat në pagë, ndërsa kosto e llogaritur për dy vendimet e firmosura vitin e kaluar dhe sot, arrin në 40 mld lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Ronaldo shkëlqen me dopietë dhe hyn në historinë e Botërorëve, Portugalia mund 5-0 Uzbekistanin
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
- 21:53 Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:48 Franca regjistron ditën më të nxehtë të të gjitha kohërave, ndërsa vala e të nxehtit intensifikohet
- 21:43 Tronditje në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest