Pagat u rritën 9000 lekë për një vit, shteti paguan më shumë se privati

13 Qershor 2024 | 16:47

Pagat në sektorin privat janë rreth 25% më të ulëta se ato në administratën shtetërore. Shifrat dalin nga Instituti i Statistikave për muajt e parë të vitit, ku paga mesatare në shtet rezulton 88 mijë lekë, ndërsa në sektorin privat 68.700 lekë.

Pavarësisht këtij hendeku, paga mesatare është rritur 9000 lekë, ose 14% përgjatë një viti, duke arritur në 73 600 lekë.

Rritja e pagave është stimuluar nga reforma e vitit të kaluar për ta çuar pagën mesatare në shtet në 100 mijë lekë në fund të këtij viti, ku vihet re edhe presioni tek privati.

Sipas sektorëve, pagat më të larta në Shqipëri, i marrin menaxherët, gjyqtarët, politikanët, specialistët me arsim të lartë dhe forcat e armatosura, në një mesatare që shkon nga 80 mijë deri në 110 mijë lekë.

Nga ana tjetër, paguhen më pak, punonjësit në tregti, bujqësi, artizanët dhe punonjësit e montimit, pjesa më e madhe të cilëve janë pjesë e sektorit privat, me mesatare mujore, nga 40 deri në 50 mijë lekë.

Kujtojmë se në vendin tonë punojnë me kontribute 800 mijë individë, nga të cilët 130 mijë janë pjesë e administratës shtetërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026