Trajneri i del në mbrojtje Dakut, Rakhimov: Lojtari flet në fushë…
Veprimi i Mirlind Dakun mori një vëmendje të madhe në botën mediatike e jo vetëm, ndërsa u dënua nga UEFA, por dhe personazhe të botës së futbollit. Emra të njohur të sportit rus kërkuan që ai të dënohet nga skuadra e Rubin Kazan, por trajneri Rashid Rakhimov i ka dalë në ndihmë futbollistit.
“Padyshim që ajo që bëri ai është negative. Natyrisht, ne duhet të marrim parasysh gjendjen emocionale të futbollistit. Unë kam folur me të, dhe kuptohet që ndonjëherë njeriu nuk e kupton se çfarë është gjëja e duhur, dhe jo e duhur. Në radhë të parë ai është një futbollist, I cili e ka treguar cilësinë e tij në fushën e lojës”.
Më tej, 59-vjeçari pohoi se ngjarja në fjalë nuk pritet të ketë ndikim në skuadrën që ai drejton.
“Nuk mendoj se kjo do të krijojë probleme në skuadër. Të gjithë e njohin mirë Mirlindin dhe e dinë se ai nuk vepron kurrë me qëllim të keq. Ai është shumë luftarak, dhe shumë shoqëror. Jam I bindur se ai tani është shumë I penduar për këtë gjë. Natyrisht, që herë tjetër ai duhet të mendohet më mirë kur të flasë”.
Në përfundim të sfidës ndaj Kroacisë, Daku shpërtheu në kore ofenduese ndaj maqedonasve, veprim për të cilin më pas kërkoi falje, por ishte tepër vonë.
LEXONI GJITHASHU:
“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj