“Onkologjiku”, Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë, mjeku: Bëj vetëm punën time

27 Qershor 2024 | 12:40

Gjykata ka lënë në fuqi 7 masat e sigurisë lidhur me skandalin e mjekëve në spitalin onkologjik, të cilët nuk u ofronin shërbim pacientëve me tumor, por i orientonin në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.

Ky i fundit nuk pranoi të fliste për mediat kur hyri në gjykatë por tha se ka bërë vetëm punën e tij, ndërsa pas seancës gjyqësore është larguar me vrap nga dalja e pasme e gjykatës.

  1. Edmond Gashi-Mjek në Spitalit Onkologjik ne QSUNT-arrest shtepie
  2. Emiljano Lela-Koordinator–detyrim paraqitje
  3. Alketa Ymeri-Mjeke-detyrim paraqitje
  4. Brikena Qirjazi -Zv/Drejtoreshe ne QSUNT-e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik-detyrim paraqitje
  5. Halil Gashi –arrest shtepie
  6. Florian Marku-arrest shtepie
  7. Drilona Kishta nuk u ekzekutua dot masa pasi eshte jasht shtetit, eshte njoftuar ne kufi.

Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur të zbulojë një skeme se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre. Gjithashtu në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026