“Onkologjiku, abuzim”, Koçiu: Abuzuesit dhe joprofesionistët do ndëshkohen

27 Qershor 2024 | 11:39

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha sot në Kuvend, se mjekët që kanë abuzuar me detyrën duke luajtur me jetën e pacientëve te Onkologjiku do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit.

Koçiu u shpreh se Ministria e Shëndetësisë do iniciojë në Kuvend ndryshime në ligjin për urdhrin e mjekut për të sanksionuar dhe ndëshkuar jo vetëm nga ana ligjore por edhe administrative ata mjekë që abuzojnë me detyrën.

“Pa diskutim abuzimi i rëndë me detyrën nga një grup farmacistësh dhe staf mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre është një akt sjelljeje që ka vetëm një përgjigje; ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Çdo njëri prej tyre do mbajë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit por edhe moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë që abuzojnë, do përballen me ndëshkime që ne do t’i paraqesim në këtë kuvend me amendime. Do t’u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cenojnë profesionin e tyre”, tha Koçiu.

Gjatë kohës që ministrja Koçiu fliste, deputetet e PD i binin tavolinave, ndërsa deputeti Gazment Bardhi i kërkonte ministres të jepte dorëheqjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026