Skandali te Onkologjiku, qytetarët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

26 Qershor 2024 | 19:22

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë këtë të mërkurë duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Kërkesa për dorëheqje vjen një ditë pasi Prokuroria e Tiranës bëri të ditur se ka nisur hetimet ndaj disa mjekëve dhe punonjësve të spitalit të Onkologjisë, pasi dyshohen se ka krijuar një skemë abuzive duke transferuar pacientë nga spitali shtetëror në një klinikë private në Tiranë.

Një ditë më parë shtatë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit të Onkologjisë dhe zëvendësdrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë vënë nën hetim dhe janë shkarkuar.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin e Onkologjisë”, u tha në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë thanë se përgjegjës për këtë rast, por edhe për mjaft denoncime të tjera të ngjashme në media, nuk janë vetëm mjekët e vënë nën hetim, por edhe drejtues të Qendrës “Nënë Tereza” dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026