Skandali i ilaçeve te onkologjiku, Mexhiti: Fajin e ka prokuroria, jo ministria
Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti nuk pranon përgjegjësi për rastin e vjedhjes së ilaçeve për të sëmurit nga kanceri. Në një konferencë të posaçme, Mexhiti fajin e drejtoi tek prokuroria, që sipas tij, ka liruar dy herë një infermiere të arrestuar më parë për vjedhje të ilaçeve.
“Do të bëj gjithçka që mundem për të mbyllur fillimisht këtë çështje, të vërtetohet dhe të sanksionohet përgjegjësia e kujtdo që vërtetohet se është pjesë në këtij lloj krimi. Ministria do të punojë ngushtë me organet e persekutimit dhe gjyqësorin për të siguruar hetim të plotë dhe të paanshëm”- tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Drejtoresha aktuale e Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, Violeta Klisarovska, ka kërkuar që skandali i zbuluar në klinikën që ajo drejton të mos përgjithësohet duke i përfshirë dhe etiketuar të gjithë punonjësit, si dhe të pritet përfundimi i hetimit.
“Unë në këtë klinikë jam gjatë kohë dhe kemi pasur dyshime për keqpërdorime, por asaj kohe unë nuk kam qenë në pozitën për të vepruar. Më 28 shkurt një personel mjekësor ka marrë guximin që prapë të kryejë veprimin e vjedhjes së terapisë dhe me dëshmi nga institucionet përkatëse menjëherë është larguar nga institucioni ynë dhe e njëjta më nuk ka pasur të drejtë të shkelë në klinikën tonë”- nënvizoi Violeta Klisarova, drejtoreshë e Onkologjisë.
Opozita shqiptare dhe maqedonase kanë kërkuar dorëheqje nga gjithë strukturat udhëheqëse në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa kanë nxitur përshpejtimin e hetimit.
Dje qindra qytetarë protestuan dhe kërkuan drejtësi për këtë ngjarje, ndërsa reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga presidenti, kryeministri dhe kryetarët e partive politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë