Rreziku nga bombolat e gazit, Muça: 7 incidente gjatë vitit të kaluar

27 Qershor 2024 | 17:09

Bombolat e gazit përdoren gjerësisht në ambjente familjare dhe biznese, por jo në pak raste janë kthyer në një problem serioz duke marrë edhe jetë njerëzish.

“Kemi patur 7 incidente të raportuara për vitin e kaluar. Këto kanë qenë si pasojë e gabimeve njerëzore që do të thotë ose nga keqmontimit i paisjes ose nga keqpërdorimi i tyre. Incidenti krijohet një një atmosferë potencialisht shpërthyese ku bëhet në mnëyrë aksidentale rrjedhja e gazit ose nga  mbingarkesa e ambjentit të mbyllur me gaz të lëngshëm natyror i cili vetëndizet në prezencë të faktorëve të jashtëm”, tha përgjegjësja e sektorit qendër DIPNP, Enida Muça.

Në rast se bombolat nuk i përmbushin kushtet e sigurisë teknike merren masa administrative ndaj subjekteve deri në heqjen e ushtrimit të aktivitetit.

“Për vitin e kaluar kemi bllokuar 5 subjekte të cilat tregtonin bombola jashtë kushteve teknike të sigurisë. Janë sekuestruar 45 bombula të cilat ishin të pakolauduara.

Masat administrative në rastin e paisjeve nën presion variojnë nga 50 mijë lekë deri në 500 mijë lekë dhe deri në mbylljen e aktivitetit.

Kolaudimi bëhet një herë në 10 vjet për bombolat e reja, që hidhen rishtazi në treg dhe çdo 5 vite për bombolat e përdorura.

Automjeti duhet të jetë i pajisur me tendë në pjesën e sipërme kundra diellit dhe të jetë i hapur në pjesët e tjera anësore në mënyrë që të bëhet qarkullimi i ajrit.

ISHTI është në dispozicionin e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për të raportuar çdo problematik që ato mund të hasin në përditshmërinë e tyre”, tha më tej Muça.

Pavarësisht rrezikut qytetarët pohojnë se janë të detyruar të përdorin bombolat e gazit, për shkak se kostot janë më të ulëta sesa energjia elektrike.

“Si nuk kemi frikë, njerëz jemi. Atje ku i mbushim i kontrollojnë. Është pak më lirë. Kur dëgjojmë kemi frikë.

Korenti nuk paguhet. Probleme nuk kam pasur, por frikën e kam.

Në kohën e verës Tirana nuk ka 3 muaj verë po 6 muaj, gazi është më i përdorshëm sesa energjia elektrike. Do të vendosësh kondicionerin të freskosh shtëpinë, po përdore korent kostoja rritet”, tha ajo më tej.

Nga statistikat rezulton se numri më i madh i zjarreve shkaktohen në stinën e verës dhe në pjesën më të madhe të rasteve ato vijnë nga ambientet e gatimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, vizitoi këtë të enjte në Spitalin e Traumës efektivët e Policisë së Shtetit që...
17:03 | 02/07/2026

Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat...
16:58 | 02/07/2026

Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përballë Kuvendit, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka lënë pas disa të...
16:40 | 02/07/2026