Përdorimi i pakujdesshëm i bombolave të gazit mbetet rrezik për jetën e qytetarëve
17 aksidente nga shpërthimi i bombolave të gazit kanë ndodhur në Shqipëri në dy vitet e fundit, por fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete.
Në Shqipëri numërohen gjithsej 32 pika të tregtimit të gazit me shumicë dhe shtatë prej tyre janë gjetur me shkelje të rregullave të sigurisë nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.
“Nëse brenda 90 ditësh subjekti nuk i plotëson kërkesat atëherë i drejtohemi organit licencues për heqjen e licencës”, tha drejtori i inspektimit të naftës dhe gazit pranë ISHTI-së, Ahmet Shehu.
Specialistët theksojnë se inspektimet duhet të kryhen jo më pak se dy herë në vit. Vetë qytetarët duhet të kenë kujdes për të zbatuar standardin e sigurisë që duhet të ketë një bombol nga pika e blerjes, deri tek dërgesa në shtëpi.
“Transporti deri në shtëpi duhet të jetë jo në ashensor dhe larg pikave, të cilat mund të shkaktojnë shkëndijë elektrike. Bombolat që përdoren nga familjarët, në ventilin e saj në pjesën e sipërme kanë të instaluar dhe kontrollin periodik dhe elementët e tjerë të sigurisë. Është afati 1 vit për bombolat e vjetra dhe 5 vjet për të rejat”, shtoi ai.
Me qëllim minimizimin e aksidenteve prej bombolave në Shqipëri lejohen të futen për tregti vetëm bombolat që janë me material plastik dhe jo më metalik. Bombolat e reja kanë një afat përdorimi 5-vjeçar, ndërsa të vjetrat vetëm një vit.
Për të shmangur aksidentet e mundshme bombolat e gazit nuk duhen mbushur asnjëherë mbi 80%.
Por çfarë duhet të bëjmë nëse ndodhemi përballë një rrjedhje gazi? Gjëja e parë, duhet të hapim të gjitha dyert dhe të mbyllim menjëherë gazin, të telefonojmë menjëherë në numrin e zjarrfikëses 128 dhe shërbimin e urgjencës 127.
LEXONI GJITHASHTU:
Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia