Policia e Kosovës: Gjetëm kamera vëzhguese të vendosura në Veri
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), tha se ka identifikuar dy lokacione ku ishin vendosur kamera vëzhguese në veri të Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se kamerat, që sipas tij ishin të kamufluara, ishin vendosur për “monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit”.
“Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë”, tha Elshani.
Policia ka identifikuar dy persona “të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana jonë”, theksoi Elshani.
Edhe në të kaluarën, autoritetet e Kosovës kanë gjetur kamera vëzhguese në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Në maj, dy kamera të tilla u gjetën të vendosura një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë, që dyshohet se ishin vendosur për vëzhgimin e rrugës nga kontrabandistët e dyshuar, shkruan REL.
Po ashtu, në fund të vitit të kaluar Policia e Kosovës hoqi qindra kamera në komunat me shumicë serbe në veri. Paraprakisht, kamera ishin hequr edhe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug – komuna me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.