Arrestohet një person për krime lufte në Kosovë

27 Qershor 2024 | 15:12

Në Leposaviq është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë luftës në Kosovë, në rajonin e Gjakovës.

Përmes një njoftimi, Polica tha se ndaj të dyshuarit, i identifikuar si S.L, i nacionalitetit serb, më 20 qershor Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal.

Policia tha se arrestimi u krye në bazë të një plani taktik, të realizuar në bashkëpunim me agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

“Të dyshuarit, me urdhër nga organet e drejtësisë i është bastisur shtëpia në Leposaviq ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante, të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore”, u tha në njoftim.

Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se ka ngritur 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur, shkruan REL.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026