Arrestohet një person nën dyshime për spiunazh në Kosovë

26 Qershor 2024 | 22:49

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se më 26 qershor është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “spiunazhi”.

Sipas njoftimit, A.V, u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në rajonin e Mitrovicës. Prokuroria Speciale tha se arrestimi u krye pas hetimeve disamujore, që u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, u tha në njoftim.

Arrestimi i këtij personi të dyshuar për spiunazh, vjen pasi më 5 qershor në Ferizaj u arrestuan dy persona të dyshuar po për spiunazh shkruan REL.

Ndaj B.SH dhe M.Q të cilëve është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Pas arrestimit të tyre, mediat lokale në Kosovë raportuan se personat e arrestuar dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Por, BIA-ja tha se e mohon “çdo lidhje me personat e arrestuar në Kosovë”.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026