Korrigjimi i reformës në drejtësi, PS: Nuk e bën Xhafaj! PD: presim ndërkombëtarët

27 Qershor 2024 | 17:40

Kryeministri Rama u zotua se Komisioni i Fatmri Xhafajt do të merret vetëm me antikorrupsionin dhe nuk do të prekë reformën në drejtësi. Por në Kuvend, prej 2 vitesh po funksionon një grup pune, i cili, po punon për disa plotësime të ligjeve të kësaj reforme. Megjithëkëtë, opozita ende druhet se mazhoranca, në një moment të caktuar, mund ta prekë reformën në drejtësi përmes Fatmir Xhafajt.

Dhurata Çupi dhe Toni Gogu janë dy deputetë anëtarë të këtij komisioni, të cilët tregojnë për Euroneës Albania se deri ku ka shkuar puna.

“Ky komision i ngritur në mënyrë të njëanshme, i ngritur për disa muaj, pa konsensusin e opozitës dhe me qëllime të pastra propagandistike para zgjedhjeve, të përdoret e të instrumentalizohet sa i takon edhe paketës në drejtësi. do ishte guxim i madh”,-tha Dhurata Çupi.

“Pastor politikan nuk mund të heqë meraqet e një opozite që po vdes nga meraqet. Të kesh merak se si po ngatërruakan dy komisione, dy gjëra që janë kaq të ndara nga njëra tjetra sa dita nga nata dhe të mos kesh merak thelbin e korrupsionit, pacientin zero të korrupsionit dhe ta vësh në krye të drejtësisë, unë mendoj se kjo gjëja është thjesht një lodër”,-tha Tonin Gogu.

Produkti i kësaj pune 2 vjeçare i bërë nga ekspertët e të dy palëve, nuk ka marrë bekimin e SHBA dhe BE të cilët kanë bërë komente kritike përmes Euralius dhe Opdat.

Prokuroritë kanë kërkuar më shumë staf e kompetenca, ndërsa Gjykatat kërkojnë që magjistratët të emërohen pa e mbaruar ende shkollën, në mënyrë që të ulet numri i dosjeve në pritje. Si shihet nga ky dokument, ndërkombëtarët nuk e mbështesin futjen në sistem të prokurorëve dhe gjyqtarëve të padiplomuar ende si dhe kanë vërejtje për disa ndërhyrje të planifikuara, të cilat, gjithsesi janë të natyrës teknike. Ky grup pune dy palësh nuk ka marrë fare në konsideratë kërkesat e SPAK për zgjatje mandati, duke e konsideruar këtë një çështje për të cilën duhet ndryshuar Kushtetuta, element i cili për momentin konsiderohet e paprekshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026