Dështimi i komisionit të Zgjedhores, Alibeaj: Teatër nga ata që nuk e duan reformën
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga radhët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, mbajti këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku komentoi dështimin e mbajtjes së mbledhjes fizike të komisionit.
Alibeaj theksoi në fjalën e tij se përplasjes në seancë mes deputetëve të rithemelimit dhe gardës shtë një teatër i atyre të cilët nuk janë të interesuar për reformën zgjedhore.
Ai shtoi se edhe maxhoranca është e intersuar që mbledhja e komisinit të refermës të dështojë pasi ëshët komode me kodin zgjedhor aktual.
“Në fillim të këtij komunikimi dua ta fjalën time nis me një ndjese për incidentin që ndodhi me gazetarët, personalishtty Ardit. Janë skena që ne kemi dashur t’i shmangim, kemi qenë me qëndrimin që Parlamenti dhe Komisonit mos të shndërrohen në salla ku maten muskujt. Ndjesë dua t’i drejtoj dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, të cilët edhën për të marrë pjesë. Ajo që ndodhi sot nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës të atyre që nuk e duan reformën zgjedhore. Parlamenti duhet të jetë vendi ku flitet dhe ngrihen interesat e qytetarëve. Pala e mazhorancës e ka pritur të shndërrohet në atë mënyrë, atë teatër të shëmtuar parlamenti, me qëllimin e qartë dhe të saktë, mos e bëjë reformën zgjedhore, siç u shpreh dhe bashkëkryetari, që është komod me këtë kod zgjedhor. Me sa duket do ti bëjë zgjedhjet kështu.
Testi i sinqeritetit është kush ka propozuar një dhe çfarë ka propozuar. Ne kemi prezantuar që para një viti e gjysëm që kemi paraqitur draft amendamente. Është fakt. Jeni apo jo për lista të hapura, për Shqipëria një zonë, vota e emigrantëve? Kjo është pyetja”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë