Gjykata Kushtetuese merr vendim për tatimin mbi profesionet e lira
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për tatimin 15 % për profesionet e lira, pas ankimit të bërë nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile.
Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj tha se ky ligj cënon lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe parimin e proporcionalitetit.
Kjo pasi sipas saj, masa 15 % nisi të zbatohej menjëherë pa iu lënë këtyre subjekteve kohë për t’u përshtatur.
“Cënohet liria e veprimtarisë ekonomike dhe parimi i propocionalitetit. Masa 15% fitoi të zbatohej menjëherë pa ju lënë kohë të përshtateshin. Nuk është masa e përshtatshme. Nuk kalon masën e proporcionalitetit”, tha Zaçaj.
“Neni 69, germa dh) për: i. individët tregtarë; ii. të vetëpunësuarit, si dhe; iii. entitetet: me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0% nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” të kësaj shkronje, të cilët furnizojnë shërbime profesionale. Lista analitike e shërbimeve profesionale përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me legjislacionin në fuqi rregullues lidhur me këto shërbime profesionale”, thuhet mes të tjerash në vendim.
Pra edhe profesionet e lira do të paguajë tatimin 15-23% si gjithë të tjerët, por pas 31 dhjetorit të vitit 2029.
Pra ata që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit nuk do paguajnë tatim deri në vitin 2029. Ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të tatohen 23%.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut