Aksident në Devoll, makina përplaset me motorin. 2 vëllezërit përfundojnë në spital

27 Qershor 2024 | 18:11

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në ë afërsi të fshatit Miras. Një makinë është përplasur me një motor me të cilin udhëtonin dy persona.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia, motorin e drejtonte një i mitur, ndërsa pasagjer ishte vëllai i tij, të dy janë lënduar nga aksidenti dhe janë transportuar në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.

Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026