E rëndë në Prishtinë! Makina përplaset me autobusin, 1 i vdekur dhe 14 të lënduar

27 Qershor 2024 | 18:16

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Prishtinë. Mësohet se në aksident është përfshirë një autobus dhe një makinë. Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë bëhet me dije se nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 14 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të  Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e LDK-së në Pejë njoftoi se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë...
20:44 | 23/06/2026

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
12:32 | 23/06/2026

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit për të nisur më pas...
11:31 | 23/06/2026