“Vëllezër të një gjaku”, 25-vjetori i mikpritjes së kosovarëve në Gjirokastër
“Vëllezër të një gjaku” titullohej aktiviteti simbolik i zhvilluar në Gjirokastër në 25-vjetorin e mikpritjes së kosovarëve të larguar me forcë nga trojet etnike.
Banorë të qytetit të gurtë por edhe mysafirë të ardhur nga Kosova përkujtuan ato ditë kur gjirokastritët ashtu si gjithë Shqipëria çelën dyert dhe zemrat duke mikpritur me bujari vëllezërit kosovarë.
“Ne nuk do t’ju harrojmë, dhe për të treguar që nuk është vetëm Kukësi, Shkodra apo Durrësi por edhe pjesa jugore, edhe Gjirokastra, sot kemi aktivitet edhe në Sarandë, ti falënderojmë që në kohën më të vështirë hapën dyert, hapën zemrën, dhe njëkohësisht u solidarizuan me shqiptarët e Kosovës”, tha Ylber Dyrmishi, shoqata “Lidhja shqiptare”.
“Banorët e jugut të Shqipërisë që pritën rreth 10 mijë kosovarë, i strehuan, i ushqyen, ju falën dashuri, mirëkuptim, miqësi, vëllazëri dhe prandaj menduam që është një ngjarje që flet shumë sidomos në kohët e sotme kur politika përzihet dhe ngatërron ndonjëherë gjërat”, Ksenofon Krisafi, studiues.
Gjirokastra është një prej qyteteve aktivë për sa i përket bashkëpunimit me Kosovën kryesisht në turizëm dhe marrëdhëniet kulturore. Tashmë universiteti “Eqrem Çabej” ka çelur dyert për studentët nga Lugina e Preshevës, të cilët kryejnë falas studimet e larta.
Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
- 11:47 Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 10:54 GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi