Gjirokastër/ Ngrihen qendra shëndetësore të lëvizshme për banorët dhe turistët

30 Qershor 2024 | 16:27

Në këto ditë të nxehta vere, të shoqëruara me shtim të problematikave shëndetësorë, bluzat e bardha në Gjirokastër kanë ngritur qendra ambulatore të lëvizshme për dhënien e ndihmës mjekësore. Çadrat e lëvizshme me stafet e kompletuara mjek dhe infermier janë në shërbim të banorëve në qytet dhe njësitë administrative

“Kjo vjen si pasojë e stinës së nxehtë të verës ku temperaturat kanë qenë tepër të larta dhe ne kemi qenë gjithmonë afër qytetarëve për të sensibilizuar ata kryesisht por edhe për të bërë diagnostikime të rastësishme të qytetarëve kryesisht tek moshat e treta, gratë shtatzëna apo këshillime për fëmijë të vegjël”,-tha Edi Sinoimeri, drejtor i njësisë vendore të  kujdesit shëndetësor.

Përgjatë vizitave ambulatore krahas dhënies së ndihmës së parë bluzat e bardha kanë konstatuar edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Nga këto nisma ne konstatojmë që qytetarët kanë hipertension apo diabet të lartë, sëmundje të tjera të rastësishme ku i referojmë menjëherë pranë ambulancave tona të lagjes, tek mjeku i familjes dhe duke ndjekur protokollet përkatëse tek mjeku specialist, kemi patur dhe raste që i kemi dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës”,-tha Sinoimeri.

Si shkak i temperaturave të larta të motit strukturat shëndetsore në Gjirokastër po tregojnë kujdes të shtuar për turistët që vizitojnë qytetin e gurtë dhe rrethinat

Numri i turistëve vjen duke u rritur dhe në këtë lloj mënyre dhe shërbimet tona shëndetësore të shërbimit parësor janë përforcuar me mjekë dhe infermierë kryesisht në zonat turistike si qyteti muze i Gjirokastrës apo dhe zonat rurale si Libohova,Dropulli,Lunxhëria, etj ku të gjitha shërbimet tona mjekë dhe infermierë janë në dispozicion të menjëhershëm të gjithë turistëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës”,-tha Sinoimeri.

Për të evituar shqetësimet shëndetësore nga moti i nxehtë bluzat e bardha rekomandojnë evitimin e orëve të qëndrimit në diell, konsumimin e sa më shumë lëngjeve, qëndrimin në mjedise të freskëta, etj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026