Reagimet e politikës të ndarjes nga jeta të Kadaresë

1 Korrik 2024 | 11:03

Ish- kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme shkruan Basha, ndërsa ngushëllon familjen dhe të afërmit.

“Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është një lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar.Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë, shkrimtari që mbajti gjallë vetëdijen dhe shijen letrare për gati gjysmë shekulli, mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme.Me veprën e tij letrare, me shumëllojshmërinë e zhanreve dhe universin e temave, Kadare është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX.Me largimin e tij nga kjo botë, kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar, familja dhe të afërmit njeriun e dashur, miqtë dhe kolegët mikun e tyre të pazëvendësueshëm.Në këtë ditë të trishtë, jam pranë familjes dhe të afërmve me lutjet për paqe të merituar dhe amshim të paharruar! Le të prehet i qetë, shkrimtari ynë i madh!” shkruan Basha.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në postimin e tij në Facebook shkruajti se shot Kombi humbi gjeniun e madh të letrave. “Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit, zëri universal kundër totalitarizmit” shkruan Meta.

“Kombi shqiptar humbi sot gjeniun e madh të letrave dhe shprehësin më të jashtëzakonshëm të fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës tonë krijuese, që si askush tjetër u dha atyre përmasa botërore, duke na bërë krenarë të gjithëve. Ismail Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit, zëri universal kundër totalitarizmit, një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, që me kryeveprat letrare të lëna trashëgim do t’i jemi mirënjohës përjetë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së dashur Kadare, komunitetit të shkrimtarëve e publicistëve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!” shkauan Meta.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorinda Tabaku, në postim në Facebook shkruan se Kadare ishte njeriu që preku zemrat dhe emocionet e një brezi të trazuar nga një botë e re.
“U prehsh në paqe gjigandi jonë!” shkruan Tabaku

Një ditë e trishtë kjo e sotmja. Një ditë e trishtë kjo e gjuhës shqipe ndërsa prej botës sonë largohet një gjigand i letërsisë shqiptare që në kohë të errëta ishte një dritare shprese për shumë shqiptarë. Ndërsa në kohët e një demokracie të turbullt ishte njeriu që preku zemrat dhe emocionet e një brezi të trazuar nga një botë e re.
Një kristal i dy kohëve të turbullta që tejkaloi kufijtë e hekurt të një bote të ndarë në kampe. Një shpirt në luftë që u përpoq t’i ofronte qetësinë një shoqërie në kaos.
Në s’gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.
U prehsh në paqe gjigandi jonë! Trashëgimia jote në prozë e poezi do të vazhdojë të trashëgohet brez pas brezi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar

Këtë të mërkurë po mbahet në GJKKO seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. I pranishëm në seancë është avokati...
11:05 | 24/06/2026

Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i...
10:26 | 24/06/2026