Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar
Këtë të mërkurë po mbahet në GJKKO seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. I pranishëm në seancë është avokati Kujtim Cakrani. Avokati i Kryemadhit Redi Llanaj nuk është lejuar të futet në gjyq pasi nuk pranoi që t’i kontrollojnë çantën
Në seancë, Cakrani po kundërshton akuzat e ngritura nga SPAK për çështjen CEZ-DIA. Ai theksoi se kjo çështje ka nisur në 2017 me një kallezim nga Romeo Karaj. Ai shtoi se kallëzimi ka qenë për kreun e PD-së, Sali Berisha dhe gjithë qeverinë Berisha. Sipas tij më pas çështja kaloi tek Meta.
Mbrojtja thekson se në vitin 2009, kur pretendohet se kanë nisur këto ngjarje, Ilir Meta nuk mbante asnjë post publik ekzekutiv, por ishte thjesht një deputet në opozitë. Ai theksoi se Meta ishte deputet dhe ka shkelje flagrante të imunitetit parlamentar. Ai kërkoi përjashtohet nga fashikulli e të deklarohen të papërdorshme.
Deklarata e plotë:
Kallëzimi erdhi menjëherë pasi ka përfunduar procesi i Kastriot Ismailajt, kur ai u dënua me formë të prerë dhe mbaroi procesi në arbitrazh. Karaj ka qenë në këto procese. Kallëzimi ka qenë për Berishën dhe gjithë qeverinë Berisha, e pastaj kaloi tek Meta.
Kundërshtarët politikë gjejnë njerëz si Karaj dhe Vojsava Ismailaj, të cilët për hallet e tyre familjare e mendore japin intervista jashtë Shqipërisë, që në këtë rast janë marrë parasysh.
CEZ-DIA është një koncesion shtetëror. DIA është kompani amerikane që operon në gjithë botën dhe ka administratore Rebekën. Ajo as ka pasur nevojë për ndihmën e askujt, as të Berishës e as të Metës. I mjaftonte Dritan Prifti. Ky i fundit vetëm incizonte. Dhe kur miza kalonte tek ministria, ai i merrte gjobën. Se kështu ka qenë, jo se dua ta anatemoj.
Tek procesi ndaj Ismailajt etj., asnjëherë nuk është përmendur Meta. Dhe ata që dëshmuan, nuk e kanë përmendur Metën asnjëherë. Edhe kur është mbyllur marrëveshja nga Gjiknuri, nuk është përmendur Meta. CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën. Në 15 faqe diskutohet nga prokuroria kjo që quhet si “çështja e shekullit”.
Përmendet ambasadori Plepshi. Nuk ka asnjë të dhënë që ka qenë edhe ambasador, edhe këshilltar tregtar. Sepse ambasadat tona kanë atashe tregtarë e me radhë. Nuk mund të relatohen gjëra që nuk rezultojnë në dosje apo në akt zyrtar.
Edhe pse mund të ketë udhëtuar në një avion me Ismailajn, Meta është kthyer me urgjencë më 2 dhjetor për shkak të përmbytjeve në Shkodër. Atëherë ka pasur vetëm një sportel VIP ku hynin politikanët apo biznesmenët. Fakti që kanë hyrë në një ditë, nuk e kriminalizon Metën.
Të gjitha gazetat opozitare ose njerëz apo media të paguara bënin shkrime që shkonin deri në Vjenë kundër zotit Meta. Por kjo nuk mund të materializohet në akuzë. Pse nuk ka bërë SPAK-u analizë financiare të Metës? Se çfarë ka ndodhur në jetën e tij? Akuza për CEZ-DIA nuk qëndron, sepse në vitin 2009 Meta nuk ka qenë funksionar, por deputet në opozitë.
Dhe nuk ka lidhje një mesazh ku thuhet: “Më duhen 200 deri nesër”, kur kjo nuk gjendet as në dosje. Është cenuar rëndë Kushtetuta sepse nuk ka vendim për përgjim. Kur vendoset nën përgjim një deputet në atë kohë, ku është subjekti i posaçëm që ka bërë korrupsionin pasiv në vitin 2009? Sepse duhet të kesh qenë funksionar publik. Meta nuk ka qenë funksionar, por vetëm deputet në opozitë. Nëse kjo është marrë nga prokuroria dhe është materializuar në akuzë, prokuroria që aktivizon një mesazh ku është përgjuar një deputet pa vendim gjykate, mendoj se është një shkelje nga ana e akuzës.
Është episod i sforcuar CEZ-DIA sepse duhej ndërtuar një akuzë. Mendojmë se jemi të pafajshëm për CEZ-DIA. Kur zhvillohej procedura e arbitrazhit në Vjenë, mediat shkruanin se kryeministër kishte qenë Meta, dhe këto insinuata janë kthyer në akuzë nga SPAK-u.
Avokati lexon kërkesat për papërdorshmëri të provave. Intervistat e gazetarëve me Ervis Metaj e Vojsava Ismailajn të deklarohen të papërdorshme e të përjashtohen nga gjykimi. Provat lidhur me CEZ-DIA:
Mesazhi SMS i vitit 2009, përgjimi i vitit 2009. Videoregjistrimi i intervistës së Metajt dhe Ismailajt. Deklarimet e Dritan Priftit.
SPAK-u ka tërhequr deklaratat e Priftit në çështjen e Ismailajt. Kur pritet që dikush të ndërrojë jetë, deklarimet merren para gjykatës. Materialet nga arbitrazhi, pasi kanë absolutisht të ndaluar të merren si prova në një proces penal në vendin tonë ato që janë marrë me procedurën atje.
Edhe nëse do të konsiderohen intervistat, ato nuk përbëjnë fakt penal. Intervistuesi orienton bisedën. Nuk është i besueshëm.
Për përjashtimin e mesazhit të dërguar Ismailajt se “Deri nesër më duhen 200”, aty nuk ka diçka siç pretendon prokuroria se bëhet fjalë për 200 mijë euro. Ndërkohë, Meta ishte deputet dhe ka shkelje flagrante të imunitetit parlamentar. Nuk ka të dhëna se si është ruajtur kjo provë për 15 vjet. Të përjashtohet nga fashikulli e të deklarohet e papërdorshme.
Deklaratat e Priftit, të marra në vitin 2015 para se të regjistrohej ai procedim. Deklarata u dha para Prokurorisë së Tiranës dhe marrja si provë kërkon ekzaminim të veçantë. Prifti ka deklaruar gjëra që s’kanë lidhje me Metën. Prifti atëherë ishte në konflikt të hapur me Metën për videon dhe nuk mund të jepte deklarime. Prifti e të Doshi donin ta eliminonin politikisht Metën.
Dëshmia e Josef Hegel në tribunalin e Vjenës nuk mund të bëhet provë për proces tjetër. Procedimi i arbitrazhit ka konfidencialitet dhe përdorimi i tyre pa lejen e gjykatës së arbitrazhit përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Josefi ka thënë të tjera gjëra para Ndini Tavanit e ndryshe në arbitrazh, sepse bëhej fjalë për miliona euro dhe u blenë njerëzit.
Dëshmia e parë e marrë sipas ligjit nga Joseph, ku ka treguar se si është lidhur kontrata me CEZ-DIA. Në betim, ka thënë se janë propozuar pesë kompani e se kanë zgjedhur një. Ka thënë se nuk kishin asnjë lidhje me funksionarët shqiptarë. Të pyetet serish ose të konsiderohet ajo e bërë nën betim.
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 12:48 Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës