I vuri flakën tokës së mbjellë me ullinj të 2 personave, vihet në pranga 61-vjeçari

1 Korrik 2024 | 13:05

Një 61-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi i vuri flakën një toke të mbjellë me ullinj e cila ishte në pronësi të dy personave të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në Gostimë të Cërrikut. 61-vjeçari akuzohet për për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si dhe si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Cërrik, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. P., 61 vjeç, banues në fshatin Gostimë. Ditën e djeshme, dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 48 pemë ulliri, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullotash që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të zjarrvënies dhe të paligjshmërisë në tërësi. Reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026