“Me fat që e kam takuar”, Shehi: Kadare, letrari më i madh që ka njohur Shqipëria
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, u shpreh se Shqipëria humbi figurën më të rëndësishme letrare.
Ai shtoi se Kadare është një nga përpunuesit më të mëdhenj të gjuhës shqipe, sigurisht dhe si letrari më i madh që ka njohur Shqipëria.
Kadare ka dritëhijet e veta, tha Shehi ,por çdo personazh i madh bëhet objekt diskutimi.
“Është humbje e madhe për kulturën, për gjuhësinë dhe për letërsinë shqiptare. Ai ishte njeriu intelektual, njeriu i kulturuar dhe njeriu gjuhëtar. Kadare është një nga përpunuesit më të mëdhenj të gjuhës shqipe, sigurisht dhe si letrari më i madh që ka njohur Shqipëria. Sigurisht që Kadare ka dritëhijet e veta, është një njeri që ka jetuar në shpinën e të dyja kohëve dhe ka jetuar si protagonist dhe çdokush mund të ketë mendimet e veta siç personazhet e mëdha bëhen objekt diskutimi. Madje unë e konsideroj si favor që unë kam pasur fatin që të takoj disa herë Kadarenë” tha Shehi.
Shehi vlerësoj dhe ndikimin e shkrimtarit në politikë.
“Kadareja kishte dhe një ndikim të madh ne politik. Kur iku ne 90 ishte një shkelm për politikën e asaj kohe. Jo vetëm për vendin, por dhe për politikën e jashtme, si na shihnin ata ne” tha ai.
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq