Më pak shqiptarë, më shumë banesa| 356 mijë hyrje janë të pabanuara
Censi 2023 tregoi se në Shqipëri ka 420 mijë shqiptarë më pak, por ndërkohë është rritur numri i banesave.
Nga viti 2011, numri i banesave në Shqipëri është rritur me 75 mijë, këtu nuk bëjnë pjesë hyrjet që përdoren për biznese.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një rritje me 7.4% të numrit të banesave. Banesat private përbenin 47,0%, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).
Megjithatë, edhe pse kemi një rritje të numrit të banesave, surprizues është fakti që rreth 356 mijë banesa janë të pabanueshme.
Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1%) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9% banesat e zakonshme të pabanuara.
Hyrjet në pallatet përbëjnë numrin më të lartë të tyre, me 40%. Ndër arsyet kryesore të këtij fenomeni është emigrimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar