Marku: Takimi i fundit me Kadarenë, isha me profesorin belg, e adhuronte shkrimtarin

1 Korrik 2024 | 21:38

Akademiku Mark Marku ka rrëfyer në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania takimin e fundit me shkrimtarin e ndjerë, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë ditën e sotme.

Marku tha se në takimin e fundit me shkrimtarin, shkoi bashkë me një profesor belg që e adhuronte Kadarenë.

Ai tregoi se takimi zgjati rreth një orë dhe shtoi se profesori belg e cilësonte Kadarenë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në historinë botërore dhe donte t’i merrte një autograf atij.

“Unë e kam takuar me një profesor belg që e adhuronte Kadarenë. Kur erdhi në Shqipëri më kërkoi që ta takonte Kadarenë. Kishte ‘Pallatin e Ëndrrave’ në frëngjisht dhe donte ta takonte të merrte një autograf, pasi për atë ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të historisë botërore. E takuam te Juvenilja, qëndruam rreth 1 orë.

Para 3 muajsh unë isha në Bruksel me një program Erazmus dhe do jepja disa leksione, siç e kërkon ajo dhe kolegu im që ishte i komunikimit më tha a mundet të japësh, sepse kishte folur me profesoreshën e letërsisë bashkëkohore në universitet që të jepja një leksion për Kadarenë.

Shkova dhe  lash një leksion, zgjodha ‘Pallatin e Ëndrrave’ për ta trajtuar dhe i kërkova profesoreshës, i thashë a mundet meqënëse leksionin do e bëj për pallatin e ëndrrave, a mundet t’u rekomandoj studentëve që ta lexojnë veprën? Patjetër tha, ke 10 ditë kohë. Kur shkova në leksion pjesa më e madhe e kishin lexuar. Më thanë faleminderit që na bëre që të lexonim një vepër kaq të jashtëzakonshme, që pjesa më e madhe nuk e kishte njohur”, tha Marku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026