Homazhet për Kadarenë, kush do jetë i pranishëm në ceremoninë te Kryeministria

2 Korrik 2024 | 10:17

Në ceremoninë shtetërore që do të organizohet nga Kryeministria për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, do t’i drejtohen ftesa drejtueseve më të lartë të institucioneve në vend.

Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, Presidenti Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministra dhe drejtues institucionesh të larta, personalitete të kulturës dhe artit si dhe diplomatëve të akredituar në vendin tonë do të jenë të pranishëm në homazhet për nder të shkrimtarit të ndjere.

Gjithashtu, një ftesë do tu drejtohet deputetëve, kryetarëve të bashkive, perfektëve, përfaqësuesve të komuniteteteve fetare, përfaqësues të shtëpive botuese, anëtarëve të akademisë së shkencave.

Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026