Era me shpejtësi 200 km/h, 2 të vdekur nga stuhia e fuqishme në Mal të Zi
Pas Sllovenisë, Kroacisë dhe Serbisë, Mal i Zi është përfshirë mëngjesin e sotëm nga një stuhi shumë e fuqishme.
Shiu i dendur i shoqëruar nga erërat e forta uragane rrëzuan pemë, tjegulla, shezllonë plazhi dhe shkaktuan kaos në trafik.
Siç raporton portali Bar Info, si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një punëtor vinçit në një kantier ndërtimi. Po ashtu, një person ka mbetur i vdekur nga një goditje e rrufesë në Lushticë, ka njoftuar për agjencinë MINA Qendra Operative dhe Komunikuese (QKK) e Drejtorisë Policore.
Tre vinça të mëdhenj kanë rënë në Portin e Tivarit, ndërsa stuhia theu edhe urat e transportit, ndërsa kompania konfirmoi se dëmet materiale ishin të mëdha. Sipas të dhënave jozyrtare, një person ka marrë lëndime të lehta.
Sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Barit, në momentin e stuhisë, rrëmbimet e erës arritën në 200 kilometra në orë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës