Të paktën 105 të vdekur nga rrëmuja në një tubim fetar në Indi

2 Korrik 2024 | 18:47

Së paku 105 njerëz, shumë prej të cilëe gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën nga ikja në rrëmujë gjatë një tubimi të madh në një ngjarje fetare në veri të Indisë, njoftuan zyrtarët të martën.

Pjesëmarrësit kishin nxituar për t’u larguar nga një tendë e improvizuar pas një ngjarjeje me figurën hinduse Bhole Baba, raportuan mediat lokale. Ato i cituan autoritetet të kenë thënë se temperaturat e larta dhe mungesa e ajrit brenda tendës, mund të kenë qenë shkaktarë.

Zyrtari i lartë i policisë në Utar Pradesh, Shalabh Mathur, konfirmoi se 105 njerëz humbën jetën, ndërsa 84 të tjerë u lënduan dhe u dërguan në spital.

Rrëmujat vdekjeprurëse janë të zakonshme nëpër festivalet fetare në Indi, ku turma të mëdha mblidhen në hapësira të ngushta dhe pa masa të duhura të sigurisë.

Zyrtari policor Rajesh Singh tha se me gjasë festivali fetar në fshatin Hathras, rreth 350 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Utar Pardeshi, Luknou, u mbipopullua.

Fillimisht u raportua se rreth 15.000 njerëz ishin mbledhur për këtë ngjarje, e cila kishte leje t’i pranonte vetëm rreth 5.000 njerëz.

“Njerëzit filluan të bien njëri mbi tjetrin. Ata të cilët u shtypën në turmë, vdiqën”, tha dëshmitari Shakunatala Devi për Press Trust të agjencisë së lajmeve të Indisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026