Vajza indiane: Shqiptarët më quajnë rome dhe gabele, por nuk ofendohem
Sara Payman dhe bashkëshorti i saj Naimi ishin këtë të hënë në “Good Morning Albanians” ku kanë treguar historinë e tyre. Ata janë njohur kur Sara ishte vetëm 15 vjeçe, por lidhja e tyre nisi vite më vonë.
Sara është 26 vjeçe, jeton në Tiranë por kthehet në Angli rreth 1 herë në muaj. Ajo është dentiste, por gjithashtu menaxhon një vend dasmash në Angli dhe po përpiqet qe te bëhet edhe muzikante. Ajo u transferua në Shqipëri me burrin e saj, sepse ai është rritur këtu. Ata janë te besimit Bahá’í, një fe që beson në ndërtimin e unitetit përmes lagjeve dhe komuniteteve, dhe do donin qe ta bëjnë te njohur këtë gjë edhe ne Shqipëri.
Naimi është me origjine gjermane dhe perse ndërsa Sara ka lindur ne Angli. Sara është shume e njohur edhe për këngë te ndryshme qe i krijon dhe i këndon ne shqip, sikurse edhe këngë shqiptare. Një prej të cilave është bërë e njohur për shkak se me zë të ëmbël, Sara tregon se si paragjykohet në Shqipëri për shkak të origjinës së saj rome dhe indiane.
“Shumë njerëz më thonë që nuk je shqiptare, por pse flet pak shqip. Në tiktok shumë njerëz më thonë gabele ose rome. Nuk është problem për mua, sepse mendoj se jam nga një racë shumë e bukur dhe shumë e sjellshme. Por unë dua t’i edukojë me një këngë të shkurtër. Pas këngës disa njerëz thonin shumë mirë, shumë bukur, ndërsa disa të tjerë e keqkuptuan. Ju duk sikur unë nuk dua të jem rome. Shumë njerëz mendojnë se romët dhe indianët janë njësoj, por jo të gjithë indianët janë romë”,-tha Sara.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta