63-vjeçari piu fostoksinë para dyerve të institucionit, reagon SPAK
Prokuroria e Posaçme, SPAK ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e së martës, kur një qytetar tentoi t’i jepte fund jetë para dyerve të këtij institucioni duke konsumuar fostoksinë.
Përmes një deklarate për mediat SPAK sqaron se shtetasi Pal Trashaj është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
“Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.
Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj”, thuhet në reagimin e SPAK.
Pasditen e së martës, shtetasi Pal Trashaj, 63 vjeç nga Lezha piu disa kokrra fostoksinë para dyerve të SPAK.
Ai pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 09:16 Elon Musk rrezikon statusin e trilionerit pas rënies së aksioneve të SpaceX dhe Tesla-s
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë