“Avionët e NATO-s mbi kufirin e Serbisë”, ish-piloti: Kurti po bën lojë politike
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha një ditë më parë se institucionet e vendit kanë “informacione të sakta” se “një grup prej qindra personash” në Serbi janë duke u përgatitur për një sulm eventual në Kosovë.
Dritan Goxhaj, ekspert sigurie dhe ish-luftëtar i UÇK tha në emisionin Now në Euronews Albania se deklarata e qeveritarëve të Kosovës janë vetëm për përfitime politike.
Ai tregoi se çdo dy javë NATO bën fluturime në kufiri me Serbinë në avionëve të zbulimit, shohin çdo lëvizje dhe nuk kanë raportuar për lëvizje të çuditshme.
“Kemi të bëjmë ose me një tentativë për të krijuar panik, që normalisht Kosova është në një konflikt më Serbinë dhe nuk e kemi mbyllur këtë konflikt deri sa Serbia ta njohë Kosovën. Unë mendoj se dhe kur Serbia ta njohë Kosovën do vazhdojë të bëjë të njëjtat veprime, për të krijuar idenë se serbët në Kosovë duan të çlirohen nga shqiptarët. Pra të njëjtën gjë që bëmë ne në 99’ duan ta bëjnë ata duke na kopjuar ne, por të bësh të tilla deklarata për të shtuar panik, ndërkohë që nuk ke marrë asnjë masë në terren atëherë kjo ose është një lojë politike, ose një tentativë për ta çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme. Çdo dy javë NATO bën fluturime në kufi me Serbinë me avionë të zbulimit, shohin çdo lëvizje deri në 400 km largësi nga kufiri dhe deri tani nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim për ndonjë lëvizje të çuditshme”, tha ai
LEXONI GJITHASHTU:
Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 19:23 Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore
- 19:16 34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
- 19:10 Presidenti i Kolumbisë bisedë telefonike me Trump, në fokus përpjekjet kundër drogës dhe sanksionet
- 18:59 Shpërthim i ri i norovirusit në Alaskë, 100 pasagjerë të një anijeje shfaqin simptoma
- 18:57 Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
- 18:51 Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi