“Serbia do sulmojë Kosovën”, Konjufca: Qindra persona po përgatiten në Beograd

1 Korrik 2024 | 16:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se institucionet e vendit kanë “informacione të sakta” se “një grup prej qindra personash” në Serbi janë duke u përgatitur për një sulm eventual në Kosovë.

“Institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë për t’u përballur me çfarëdo që vjen – ose sulm, ose provokim – nga ana e Serbisë”, tha ai.

Duke u rezervuar në detaje, ai tha se institucionet e Kosovës “janë në koordinim të plotë edhe me institucionet ndërkombëtare të sigurisë që veprojnë në Kosovë”.

“Institucionet tona kanë informacione të sakta se një grup tjetër prej qindra personash po bëjnë të njëjtën gjë, po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë. Por, ne në jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë, që ta përballin çfarëdo që na vjen ose sulm ose provokim nga an e Serbisë”, u shpreh Konjufca.

Konjufca i bëri komentet në një konferencë për gazetarët në Prishtinë, ku mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026